Transmetuar më 28-03-2021, 18:53
Ka përfunduar pjesa e parë mes Shqipërisë dhe Anglisë.
“Tre Luanët” shënuan në minutën e 38 të takimit me një gol me kokë nga i përhershmi Kane.
Ky i fundit shfrytëzoi një krosim nga e majta dhe nuk fali përballë Berishës.
Deri përpara golit Shqipëria u mbrojt mirë, madje në fillim pati edhe një shans të artë për të shënuar.
I vetëm përballë portierit anglez, Myrto Uzuni nuk konkretizoi si duhej duke e nxjerrë topin jashtë. /k.k/noa.al/