Transmetuar më 28-03-2021, 16:50

Një shqiptar në Milano të Italisë ka përfunduar në prangat e policisë pasi dhunonte gruan e vet.

51-vjeçari dhunonte gruan në pranë të djalit të tyre 13-vjeçar.

Por duket se ky i fundit nuk e ka duruar sjelljen e të atit, të cilin e ka denoncuar në polici.

Djali telefonoi policinë për të kërkuar ndihmë, në kohën kur babai i tij ishte duke dhunuar nënën.

Nga ana e saj, gruaja ka treguar në polici se për 20 vjet i është nënshtruar dhunës psikologjike dhe fizike nga partneri i saj, të cilin nuk e kishte raportuar nga frika e hakmarrjes. /k.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd