Gjithçka gati nga përplasje e madhe, si pritet të zbresin sot në fushë Anglia dhe Shqipëria (Formacionet)
Transmetuar më 28-03-2021, 14:05

Anglia ka mbërritur nën masa të rrepta sigurie, kjo e kushtëzuar shumë nga kushtet e imponuara nga COVID-19.

Sot në stadiumin “Arena Kombëtare” , në orën 18:00, luhet ndeshja e dytë kualifikuese e Botërorit “Katar 2022”.

Anglia nuk preferoi as të zhvillonte seancën e fundit stërvitore, por iu drejtuan menjëherë hotelit, për të zbritur direkt në fushë sot.

“Tre luanët” zbarkojnë në Tiranë me një objektiv të vetëm, të marrin fitoren e dytë në kualifikueset e botërorit për t’u shkëputur menjëherë nga ndjekësit e tjerë në Grupin I.

Mediat angleze kanë zbardhur disa detaje nga rreshtimi i mundshëm që trajneri Southgate ka projektuar për këtë përballje me Shqipërinë.

Edhe Edi Reja ndaj Anglisë

Tekniku italian pritet të aplikojë një modul të ri, skemën 5-4-1.

Formacionet e mundshme:

Anglia

Në portë pritet të jetë Nick Pope

Në mbrojtje:  Reece James (Chelsea) dhe Kyrian Trippier (Atletico Madrid).

Në qendër Maguire dhe Stones,  Luke Shaw në linjën e majtë.

Mesfusha: Rice i West Ham dhe Mount i Chelsea, ndërsa Phil Foden dhe Ward-Prowse janë në balotazh për një fanellë titullari.

Sulmi: Harry Kane, Lingard dhe Sterling

Shqipëria

Në portë: Berisha

Në mbrojtje: Albi Doka, Ismajli, Gjimshiti, Vesli dhe Hysaj

Në mesfushë: Bare, Laçi, Uzuni, Kamberi

Sulmi: Borja