Transmetuar më 28-03-2021, 08:23

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi sot se do të hiqen të gjitha kufizimet e vendosura prej pandemisë COVID-19.
Në publikimin e sotëm mbi menaxhimin e pandemisë që e shikoni në videon e mëposhtme, z.Rama thotë se në pak muaj dhe me çeljen e sezonit veror, hiqen kufizimet e nisura që nga 10 marsi 2020.
Rama thotë se në të gjithë vendin do të ketë turizëm dhe do të jenë të hapura të gjitha llojet e lokaleve, pa orare kufizuese.
Sipas Ramës, kjo bëhet e mundur me nisjen e procesit të vaksinimit masiv. "Për pak muaj, kjo vuajtje e madhe do të mbarojë", thotë z.Rama. /noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





