Kosovë/ 36-vjeçari vdes nga koronavirusi
Transmetuar më 27-03-2021, 15:50

Kosova shënon 11 vdekje nga Koronavirusi në 24 orët e fundit.

Mes jetëve të humbura është edhe një 36-vjeçar nga qyteti i Prizrenit.

Lajmi është bërë i ditur në raportin 24 orësh nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 11 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Skënderaj 3 raste (83, 74, 69 vjeç), Prishtinë 2 raste (85, 70 vjeç), Gjakovë 1 rast (79 vjeç), Klinë 1 rast (62 vjeç), Lipjan 1 rast (69 vjeç), Pejë 1 rast (76 vjeç), Prizren 1 rast (36 vjeç), Suharekë 1 rast (63 vjeç).”, thuhet në raport.

Gjithashtu vlen të theksohet se gjatë 24 orëve janë regjistruar edhe 873 raste të reja me koronavirus nga gjithsej 4,371 persona të testuar dhe janë shëruar 544 pacientë.

Numri i rasteve aktive me koronavirus në Kosovë është 13,424.