Transmetuar më 27-03-2021, 13:10

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë në Devoll, ku një 20-vjeçar dyshohet të ketë përdhunuar e lënë shtatzënë një 43-vjeçare.

Klavio Karuni ka pranuar para uniformave blu aktin e rëndë. Në prani të avokatit mbrojtës ai ka pranuar të ketë kryer marrëdhënie seksuale me 43 vjecaren, e cila ka probleme të shëndetit mendor.

Pritet që 20 vjeçari të dalë para gjykatës për të marrë masën e sigurisë. Një prej të afërmve të Klavio Karunit ka folur para mediave duke thënë:

“Dje e morëm vesh. Mora 129 dhe pyeta si ka mundësi që një fëmijë 20 vjeç nuk ka asnjë përfaqësues nga familja, asnjë avokat. Jemi përpara ligjit? E quajmë sikur është e vërteta akuza, një mbrojtje? E ëma është e sëmurë. Megjithatë, ka aparatura moderne që nxjerr ADN-në. Vajza është jashtë logjikës mendore. Nëse është e vërtetë, të dënohet. Por nëse nuk është do ta ç’dëmtojnë ekonomikisht dhe moralisht djalin?”

“Lëvizjet e tij nuk të tregonin se është djalë ekstrem që të arrijë në një femër të tillë. Është i martuar. E ëma dhe xhaxhai i tij ikën në Korcë. Nuk na thonë asgjë. Unë e vë dorën në zjarr. Allahu e di. Me të ëmën isha mbrëmë, ajo është gjysmë e vdekur, më lër rehat më thoshte. Nuk e beson njeri që këtë veprim ta ketë bërë ky djalë, turp nga Zoti.” /S.H /NOA.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd