Transmetuar më 26-03-2021, 17:13
Rudina Magjistari ia ka dedikuar disa fjalë, me rastin e 10 vjetorit të martesës bashkëshortit, të saj.
Ajo e konsideron bashkëshortin, me të cilin ka ndarë edhe një foto, baba model dhe shokun më të mirë.
“10 vite bashkë. 10 vite të mrekullueshme dashurie e bekimesh! Gëzuar përvjetorin jeta ime, bashkëshorti me mbështetës, babai model e shoku më i mirë. Je shkëmbi im e mbështetja më e sigurt. Përgjithmonë! Të dua pafund, i shtrenjti im!”, shkroi Rudina Magjistari.
/a.m/NOA.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd