
Të gjithë ata persona që duhet të shkojnë në Gjermani, duhet t’i nënshtrohen testit kundër koronavirusit.
Ky rregull hyn në fuqi duke nisur nga e marta e ardhshme.
Më parë ishte vendosur, mesnata e së dielës, 28 mars, por kjo datë u shty për t’i dhënë kohë përgatitjeve, tha ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn në Berlin.
Udhëtarëve do t’u kërkohet të bëjnë një test COVID para nisjes, pavarësisht nga niveli i rrezikut të koronavirusit në vendin e tyre të origjinës. Linjat ajrore do të pranojnë në bord vetëm pasagjerë me dëshmi negative të testit COVID.
Pagesa për testin do të bëhet nga vetë personat që do udhëtojnë në Gjermani. /k.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





