Transmetuar më 26-03-2021, 12:12

Polici i akuzuar për vrasjen e Klodian Rashës u paraqitur sot në Gjykatën e Tiranës ku zhvillohet seanca paraprake ndaj tij.

Nevaldo Hajdaraj, efektiv i forcave Shqiponja të policisë së Tiranës, akuzohet se më 8 dhjetor 2020 vrau në Laprakë me armën e detyrës, 25 vjeçarin Klodian Rasha i cili u përpoq ti shpëtonte policëve pasi ishte pa maskë në orarin e ndaluar për lëvizje në rrugë.

Hajdaraj ishte në seancën e sotme gjatë gjithë kohës me kokën ulur.

Avokati i ish policit kërkoi ndryshimin të akuzës nga vrasje me dashje në vrasje në kapërcim të kushteve të mbrojtjes së nevojshme.

Mësohet se i pandehuri ka kërkuar gjykim të shkurtuar.

Seancën e drejton gjyqtari Bedri Qorri. /noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd