Transmetuar më 26-03-2021, 10:22

Sot në Gjykatën e Tiranës do të zhvillohet seanca paraprake ndaj ish-efektivit të forcave ‘shqiponja’ Nevaldo Hajdaraj, i akuzuar për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha mëngjesin e 8 dhjetorit në zonën e Laprakës.

Seanca paraprake do kryesohet nga gjyqtatri Bedri Qorri i cili do të vendosë nëse do e kalojë për gjykim apo jo këtë dosje. Ndaj efektivit të forcave shqipnonja prokuroria ka ngritur akuzën e vrasjes me dashje.

Në gjykatën e Tiranës janë të pranishëm edhe familjarë të vikimës, të cilët do presin vendimin e togave te zeza për këtë dosje. /S.H /NOA.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd