Transmetuar më 25-03-2021, 16:15

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot nga aeroporti në Rinas, se pritet të vijë në Shqipëri një kompani private për të hapur një fabrikë prodhimi të vaksinës ndaj COVID-19, vaksina të tjera si dhe barna të ndryshme.

Rama nuk përmendi kush është kompania, por tha se ishte ndër më të mëdhatë në botë:

"Kemi nisur bisedat për të sjellë në Shqipëri fabrikën e prodhimit të vaksinave. Do të jetë një nga kompanitë farmaceutike më të madhe në botë, e njëjta që bën distribucionin e vaksinave anti-COVID, por është dhe prodhuese e shumë vaksinave dhe medikamenteve të tjera.

Ne kemi nisur bisedimet për të sjellë në Shqipëri një investim që do të shërbejë jo vetëm për situatën e tanishme, por edhe të ardhmen. Investimi do të hapë një faqe të re për vendin tonë në prodhimin e medikamenteve të cilësisë të lartë."- ka thënë Rama për gazetarët në Rinas ku mbërritën 192 mijë doza të vaksinës kineze Sinovac. /noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd