Transmetuar më 25-03-2021, 12:29

Një grua humbi jetën në Landfillin e Bushatit.

Dyshohet se gruaja që po kryente diferencimin e mbetjeve urbane, është shtypur nga makineritë.

Gruaja që humbi jetën, Katrina Binaku, 61-vjeçe, ishte punonjëse në Landfill.

Ajo mbërriti e pajetë në spitalin e Shkodrës, pas incidentit.

Policia po heton ngjarjen dhe rrethanat që çuan në humbjen e jetës së 61-vjeçares.

Njoftimi i policisë

Më datë 25.03.2021, rreth orës 10.30, në urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër ka mbërritur pa shenja jete, shtetasja K. B. 61 vjeçe, banuese në fshatin Paçram, Vau Dejës.

Nga verifikimet paraprake rezulton se është punonjëse në landfilldin e Bushatit dhe është demtuar aksidentalisht në punë

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër dhe po vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.

/a.m/NOA.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd