Transmetuar më 25-03-2021, 11:42

Ndeshja e parë kualifikuese e Botërorit “Katar 2022”, mes Andorrës dhe Kombëtares shqiptare do të luhet mbrëmjen e sotme në stadiumin “Nacional”, në ora 20:45.

Trajneri italian Edy Reja ka mbyllur të gjitha eksperimentimet.

Formacioni i Kombëtares Shqiptare pritet të jetë sipas skemë 5-3-2;

Në sulm: Cikalleshi, Manaj,

Në mesfushë: Gjasula, Bare, Memushaj,

Në mbrjtje:  Ismajli,  Kumbulla, Gjimshiti, Hysaj, Lemjani

Berisha, në portë.

Kuqezinjtë nën drejtimin e trajnerit Edy Reja zhvilluan pasditen e së martës seancën e fundit stërvitore dhe ndaj një kundërshtari modest si Andorra kërkojnë jo vetëm pikët maksimale, por që të jenë edhe sa më bindës në lojë.

Ndeshja më e rëndësishme është ajo që do të luhet me Anglinë më 28 mars në Tiranë.  /a.m/NOA.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd