Transmetuar më 24-03-2021, 13:25

Kryeministri Edi Rama ishte sot më Kamëz. Ai u pa krah kryebashkiakut Rakip Suli, teska u takua edhe me disa fëmijë. Thirrjes së vazhdueshme “Rama ik”, kryeministri iu përgjigj ironikisht, me dëshirën e fëmijëve, për të cilët ishte shprehur më herët se kërkon edhe mandatin e tretë. Rama pretendoi se fëmijët në Kamëz ishin të lumtur kur e takuan dhe iu përgjigjën “Jo s’duam”, që “Rama të ikë”.

Postimi i kryeministrit:

"Rama Ik", "Jo s’duam"

*Krenar që po bëjmë për fëmijët e Kamzës atë që ata që duan të vijnë, as në gjumin më të ëmbël s’e kanë parë dot +23 shkolla të reja europiane në çdo aspekt, kopshte e çerdhe me kushte optimale dhe më në fund, kanalizime të kryera e në ndërtim që fëmijët e sotëm të mos shkojnë me not në shkollë, siç shkonin fëmijët e politikës me dy gishta si cfurqe në sytë e të ardhmes së kësaj zone të helmuar me dekada nga ajo politikë…

/a.m/NOA.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd