Transmetuar më 24-03-2021, 11:14

Një zjarr i madh përfshiu një kamp në Rohingya në Cox’s Bazar, Bangladesh.

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për refugjatët thotë se 45,000 njerëz janë zhvendosurnga vendi ku ra zjarri, të paktën 15 kanë vdekur dhe 400 mbeten ende të pagjetur.

Zjarri përfshiu mijëra banesa të improvizuara.

Saiful Arakani, një refugjat 25-vjeçar, vrapoi drejt tymit toksik për të ndihmuar dhe gjetur të mbijetuarit.

“Njerëzit po ktheheshin në hi para syve të mi," tha Saiful.

Agjencia e KB për refugjatët thotë se 10,000 strehimore janë shkatërruar.

Së bashku me disa vullnetarë të tjerë, Saiful përdori xhaketën dhe batanijet e tij për të ndihmuar në shpëtimin e atyre që digjeshin nga zjarri. Saiful, një fotograf profesionist, kishte me vete vetëm telefonin e tij, por ai arriti të kapte fotografitë nga kaosi dhe shkatërrimi.

“Fillova të bëj fotografi, por nuk mund të ndaloja së qari," – tha ai.

Nga të gjitha fotografitë që ai bëri, më tronditëse ishte ajo që kapi trupin e djegur keq të një vogëlushi. Mbetjet e djalit ishin pranë një lodre të vogël, të cilat i kishte shtrënguar në barkun e tij.

Shtëpia e rreth një milion banorëve etnikë, Cox’s Bazar, në jug-lindje të Bangladeshit , përmban 34 kampe. Nuk është hera e parë që ndodhin të tilla katastrofa në bangladesh. Me dhjetëra mijëra banorë u larguan nga vendlindja e tyre në Mianmar pas një goditjeje brutale në 2017.

/a.m/NOA.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd