Transmetuar më 24-03-2021, 10:20

Një tjetër pjesëtar nga bluzat e bardha humb betejën me Covid.

Infermierja nga Librazhdi Fatime Poçi, 57 vjeçe, e prekur nga Covid-19 ndërroi jetë pas shtrimit tek Infektivi.

Ajo kishte punuar për vite me radhë në Librazhd dhe Tiranë, si infermiere. Lajmin e trishtë e bëri publik Urdhri i Infermierit të Shqipërisë përmes një postimi në Facebook.

Postimi i plotë:

“Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të koleges sonë të nderuar Znj. Fatime Poci, 57 vjeçe prekur nga Covid-19”.

“Ndarja nga jeta e znj . Poci, është një humbje e madhe për familjarët, miqtë, kolegët dhe gjithë ata që e njihnin dhe patën fatin të punonin me të, me nje eksperiencë disa vjeçare në profilin e infermieristikës pranë Drejtorisë së Shëndetit Publik në Librazhd  dhe pranë Qëndrës Shëndetësore nr.4 në Tiranë”.

“Në emër të të gjithë kolegëve Urdhri i Infermierit të Shqipërisë i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjarëve, miqve, kolegëve dhe gjithë të dashurve të saj për këtë humbje të pazëvendësueshme”.

/a.m/NOA.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd