Transmetuar më 23-03-2021, 20:22

Një aksident me pasojë plagosjen e një të mituri ka ndodhur në Tiranë.

Aksidenti ka ndodhur ditën e sotme në rrugën “5 Maji”.

Një i mitur këmbësor me inicialet F. I., rreth 10 vjeç, është përplasur nga një makinë që dyshohet se drejtohej nga E. K.

Fëmija ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Nga ana e policisë po punohet për të dokumentuar shkaqet e plota të aksidentit. /noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd