
Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS), ka rrëzuar vendimin e KQZ-së për reduktimin e listës për kandidatë të Partisë Demokratike dhe aleatëve nga 222 në 153 kandidatë.
Me shumicë votash KAS pranoi anikimin e bërë nga Partia Demokratike.
KQZ i hoqi 61 kandidatë listës së PD-së, që pati 222 kandidatë bashkë me koalicionin e saj. Por KQZ reduktoi listën në 153 kandidatë, vendim që u rrëzua sot nga KAS pas ankimimit.
Kas ka rikthyer kësisoj në garë kandidatët e skualifikuar.
Në vendimin e KAS thuhet se u vendos “pranimi i kërkesës së PD dhe Kalicionit Aleanca për Ndryshim për regjistrimin e listave shumë emërore”, dhe u vendos ndryshimi i vendimit të komisionerit.
KQZ që drejtohet nga Ilirjan Celibashi vendosi t’u heqë dhjetëra kandidatë nga lista. PD dorëzoi pas korrigjimit të listave 222 kandidatë, ndërkohë KQZ theksoi se lejohen deri në 153.
Pasi u ankua në KAS, PD mori të drejtë. Kundër vendimit të marrë sot nga KAS mund të bëhet ankim brenda 5 ditëve./a.m/NOA.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





