


Një aksident tragjik i mori jetën një 15-vjeçareje shqiptare me banim në Montreal, Kanada.
Mediat e huaja raportojnë se bëhet fjalë për shtetasen Veronika Gashi.
Ajo humbi jetën teksa po ndihmonte një shofer të plagosur në një garë makinash.
Në këtë moment, një makinë tjetër erdhi befasisht dhe përplasi të renë për vdekje.
Sipas raportimeve, 15-vjeçarja do të merrte pjesë në garë së bashku me një mikun e saj, para se të aksidentohej për vdekje.
Sipas medias lokale thuhet se policia është ende duke hetuar aksidentin , që mund të ketë shkaktuar vdekjen e 15 vjeçares, porse gjithë çka i mbetet ende hetimeve, shkruan gazeta Global News.
Sipas njoftimit të policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 6.30 të pasdites, e Shtunë 20 Mars
Përplasja, sipas policisë ndodhi në autostradën 40 në drejtim të lindjes pak pas orës 6:30 pasdite, të shtunën, shumë afër me rrugën Blv. Saint Charles.
“Kishim katër persona të dërguar në spital, dy prej tyre me dëmtime të mëdha dhe fatkeqësisht, një vajzë 15-vjeçare që vdiq nga plagët e saj,” shpjegoi zëdhënësi i ndihmës së shpejt “Sûreté du Québec” Stephane Tremblay.
Pesëmbëdhjetë vjeçarja Veronika Gashi përshkruhej si një vajzë studioze. Ajo mund të ketë qenë në vendin e gabuar në kohën e gabuar “wrong time – wrong place”.
“ Shoqja e saj Charbel Saliba mendohet se arriti të nxirrte trupin e Veronikës nga automjeti pak para se të digjej”, tha mikja e ngushtë e familjes Gashi, Isabelle Collin.
“Ajo u largua kaq herët për të shkuar në punë të Shtunën në mëngjes saqë unë nuk pata kohë as të përshëndetem”, tregonte e motra e saj Laura Gashi, me fjalë të shkëputura nga tronditja e madhe.
“Unë dua që ajo të kujtohet si një person i bukur dhe i fortë që dinte të zinte vendin e saj,” shton shoqja e saj më e mirë që nga kopshti, Raphaëlle Grimard, 15 vjeç.
“Ajo ishte dikush që e donte shumë jetën e saj. Ajo ishte gjithmonë aty për mua dhe për miqtë e saj të tjerë, ”tha Raphaelle Grimard, e cila tha për Global News se kishte qenë shoqe me Gashin që në kopsht
Sipas Grimard, Gashi ishte me një shok në një makinë, dhe kishte ndaluar për të ndihmuar disa shoferë të tjerë, të dëmtuar nga aksidenti.
/a.m/NOA.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





