
Gjermania zgjati masat e saj të bllokimit me një muaj tjetër, madje vendos disa kufizime të reja.
Nga kufizimet përfshihet mbyllja kryesisht gjatë Pashkëve.
Kancelarja Angela Merkel njoftoi masat pas një takimi “online” me 16 guvernatorët e shtetit, gati tre javë pasi të dy palët ranë dakord të lehtësonin masat anti-covid.
Por kohët e fundit varianti ngjitës i zbuluar në Britani është bërë mbizotërues.
Kufizimet e vendosura më parë për të vazhduar deri më 28 Mars tani do të qëndrojnë në fuqi deri më 18 Prill. “Fatkeqësisht, ne do të duhet të përdorim këtë frenim emergjence,” u tha Merkel gazetarëve.
Zyrtarët ranë dakord të mbyllnin në masë të madhe jetën publike nga data 1-3 Prill, duke mbyllur shumicën e dyqaneve.
Mbledhjet publike do të ndalohen nga 1-5 Prill, për të inkurajuar njerëzit të qëndrojnë në shtëpi.
Mes shqetësimit për rritjen e numrit të shtetasve gjermanë që udhëtojnë jashtë për pushime, autoritetet vendosën që për të gjithë që duhet të testohen negativisht për Covid-19 përpara se të fluturojnë Gjermani.
Qeveria e shtetit rivendosi menjëherë rregullat, duke i forcuar ato për disa biznese – të tilla si libraritë dhe qendrat e kopshtit – që ishin përjashtuar më parë.
Merkel tha se Gjermania, e cila kishte relativisht pak vdekje gjatë fazës së parë të pandemisë pranverën e kaluar, ka parë “suksese por edhe pengesa”.
“Ne nuk duam që sistemi ynë shëndetësor të mbingarkohet”, tha Merkel. /a.m/NOA.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





