Transmetuar më 23-03-2021, 09:26

Qentë endacakë janë kthyer në një shqetësim për qytetarët e Vlorës.

Një ngjarje e rëndë raportohet nga Vlora, ku qentë kanë sulmuar një grua në rrugë.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm.

Qentë kanë sulmuar duke kafshuar gruan e cila ka qenë duke ecur në Lungomare.

Gruaja rreth 45 vjeçe është dërguar në spital, për të marrë ndihmën e shpejtë pas sulmit të qenve.

Mësohet se në spital kanë mbërritur edhe më herët qytetarë, të cilët janë sulmuar nga qentë endacakë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd