Transmetuar më 23-03-2021, 09:19

Dhjetë persona, përfshirë një oficer policie, u vranë të hënën pasi një person i armatosur hapi zjarr në një dyqan ushqimesh në Boulder, Colorado, duke tronditur shtetin amerikan.

Të shtënat fatale pasohen me ato që ndodhën në zonën e Atlantës pak ditë më parë, ngjarje që la të vdekur tetë persona.

Një i dyshuar është në paraburgim pas ngjarjes së fundit, tha Shefi i Policisë, por autoritetet nuk ndanë asnjë informacion tjetër mbi llojin e armës së përdorur ose ndonjë motiv të mundshëm.

"Ne po punojmë pa pushim për këtë," thanë autoritetet. Një hetim i tillë kompleks do të zgjasë të paktën pesë ditë për të përfunduar.

Herold tha se oficeri i vrarë, 51-vjeçari Eric Talley, ishte një nga oficerët e parë që iu përgjigj situatës emergjente në vendin e ngjarjes. Talley ishte bashkuar me forcat e policisë më 2010.

Zyrtarët nuk zbuluan identitetin e viktimave të tjera, duke thënë se kishin nevojë që së pari të njoftonin anëtarët e familjes.

Ndërsa policia po heton zinxhirin e ngjarjeve, dëshmitarët treguan terrorin dhe panikun brenda dyqanit.

Steven McHugh tha se dhëndri i tij dhe dy mbesat ishin atje kur dyqani u sulmua nga një person i armatosur.

Dëshmitarët e përshkruan situatën si kaotike, ndërsa u hap zjarr me një armë brenda në një dyqan ushqimesh në Kolorado.

(Foto: Oficerët e policisë dhe ushtria teksa ndërhyjnë pasi një person i armatosur hapi zjarr në një dyqan ushqimesh më 22 mars 2021 në Boulder, Colorado. Getty Images/ CNN)./a.m/NOA.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd