Transmetuar më 22-03-2021, 22:34

Një debat ka ndodhur mbrëmjen e sotme midis ambientalistit Sazan Guri dhe moderatores, Rudina Magjistari në emisionin "Rudina" në tvklan.

Ka qenë një koment i ambientalistit Guri ndaj të ftuarës Arlinda Dudaj që ka sjellë reagimin e moderatores, Rudina Magjistari, e cila e ka akuzuar Gurin se është seksist dhe se gjithmonë kështu sillet.

Gjithsesi, ambientalisti e ka marrë me sportivitet, duke i thënë se seksizmin e ka pjesë të lumturisë.

Pjesë nga biseda:

Sazan Guri: Të keqen vëllai se je bërë dhe simpatike sot.

Arlinda Dudaj: Faleminderit shumë, gjithmonë kam qenë.

Rudina Magjistari: Këto janë sjellje seksiste gjithë kohës Sazan duhet të ta korrigjoj, e ke të theksuar këtë gjë dhe nuk është hera e parë që ndodh sa herë që vjen në studio.

Sazan Guri: Po mirë, e kam pjesë të lumturisë.

Arlinda Dudaj: Ti je seksist dhe unë ta kam thënë në një emision tjetër.

Sazan Guri: Çfarë ke me mua, unë e kam të sinqertë atë, po çfarë seksiste, ç’më ngatërron me këto tema.

Rudina Magjistari: E parë e punës nuk është e sjellshme sepse e ke vetëm me Arlindën dhe nuk e komplimenton po njësoj dhe zonjën tjetër që nuk është fare e sjellshme nga ana jote.

Sazan Guri: Ia bëra rrugës kur erdha bashkë me të. Ajo është goca e shokut, çfarë t’i them hë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd