Transmetuar më 22-03-2021, 13:37

Kanë mbërritur në Rinas 10 mijë vaksina Sputnik.

Për të pritur sasinë e vaksinave ruse, në Rinas ishte ministri Arben Ahmetaj dhe ministrja Ogerta Manastirliu .

Vaksinat janë dhuratë nga Princi i Kurorës së Emirateve të Bashkuara, Muhammed Bin Zayed.

Ahmetaj: Falenderojmë qeverinë arabe , u gjenden me tërmetin, po gjenden dhe me pandeminë.

Manastirliu: Procesi po vijon. Ky donacion i bashkohet vaksinave që kemi, kështu do të shtrijmë dhe me gjerë vaksinimin një hap para në km drejt fitores.

Vijojmë punën për të siguruar sa më shumë vaksina që të përgatitemi për një verë më të mirë.

Vaksinat e kanë dhënë garancinë që janë efektive dhe ofrojnë siguri.

Sipas një studimi të botuar në revistën “The Lancet”, vaksina ruse Sputnik V ka një efektshmëri prej 91.6 përqind.

Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë parlamenti shqiptar i dha dritën jeshile përdorimitë të vaksines ruse e asaj kineze në vend.

Në fletoren zyrtare është publikuar akti normativ, i cili ndryshon procedurat për lejimin e hyrjes dhe administrimit të vaksinave anticovid në Shqipëri për përdorimin e tyre në popullatë. Me aktin e ri i hapet dera jo vetëm vaksinave të aprovuara nga agjencia amerikane dhe europiane e barnave, por edhe vaksinave të cilat kanë miratimin e autoriteteve në shtetin përkatës ku ato prodhohen.

/S.H /NOA.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd