Transmetuar më 22-03-2021, 13:09

Një fëmijë është plagosur pak minuta më parë në Tiranë pasi u përplas nga një automjet duke marrë lëndime serioze.
Ngjarja e dhimbshme ndodhi sot rreth orës 12:30, në fillim të rrugës “Don Bosko”, raporton noa.al.
Policia tha se mjeti me drejtuese shtetasen A. P., 55 vjeçe, ka aksidentuar fëmijën e mitur me iniciale R. D, 6 vjeç, i cili u dërgua në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Drejtuesja e mjetit u shoqërua në Komisariatin e Policisë Nr.3, për veprime të metejshme hetimore.
Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. /noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





