Qeveria greke merr vendimin/ Të shtyhet afati i bllokimit të pikës kufitare në Kapshtricë
Transmetuar më 22-03-2021, 12:18

Në vijim të masave që janë marrë për shkak të pandemisë COVID-19, autoritetet e Policisë Greke  njoftojnë palën shqiptare për shtyerje të afatit të bllokimit të pikës kufitare në Kapshtricë.

Gjithashtu njoftohet se hyrja në vendin tonë do të jetë e lejuar nga ora 06:00 deri në orën 22:00, për të gjithë shtetasit dhe kategoritë e mjeteve.

Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë.

Stacioni i Policisë Kufitare Kapshticë:

Autoritetet e Policisë Greke, në vijim të masave të marra nga qeveria greke mbi përballimin e situatës së krijuar për shkak të pandemisë COVID-19, kanë njoftuar palën shqiptare për shtyrjen e afatit të bllokimit të Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë, deri në datën 05.04.2021.

Deri në këtë datë, dalja nga Shqipëria dhe hyrja drejt Greqisë nëpërmjet kësaj pike kalimi, vijon të jetë e mbyllur.

Ndërsa dalja nga Greqia dhe hyrja drejt vendit tonë, do të jetë e lejuar nga ora 06:00 deri në orën 22:00, për të gjithë shtetasit dhe kategoritë e mjeteve.

Duke ju falenderuar për mirëkuptimin.

/S.H /NOA.al