Transmetuar më 22-03-2021, 03:19

Pas ndërprerjes së një prove në Janar, NASA rindezi më 18 mars motorët në një raketë që Boeing ndërtoi për të nisur përfundimisht misionet Artemis në Hënë.

NASA kreu provën e motorëve në Qendrën e saj Hapësinore, Stennis në Misisipi. Kjo ishte dhe prova përfundimtare e misionit që do të shkojë në Hënë.

Testi i raketës Space Launch System simuloi një lëshim duke ndezur motorët ndërsa ankoroheshin në një kullë.

NASA synon të çojë astronautët amerikanë në Hënë deri në vitin 2024. Misioni Artemis do të dërgojë në Hënë, femrën e parë dhe bashkë me të edhe një astronaut tjetër.

Astronauti i fundit që eci në Hënë ishte Eugene Cernan në Dhjetor 1972. Ndërkohë, SpaceX i Elon Musk dhe Blue Origin i Jeff Bezos po garojnë për të dërguar misionet e tyre të ekuipazhit në hapësirë ​​për herë të parë. Në galeri shikoni fotot që publikoi NASA.