WhatsApp prezanton një opsion të ri, por ka një pengesë
Transmetuar më 22-03-2021, 02:18

Versioni i ri i aplikacionit WhatsApp po vjen. Aplikacioni në desktop i WhatsApp për Mac dhe PC tani do të ketë mundësinë e thirrjeve zanore dhe video, njoftoi kompania.

Thirrja me zë dhe video nuk është një lajm i ri për WhatsApp: aplikacionet mobile për Android dhe iOS tashmë e ofrojnë këtë veçori.

Por kompania tashmë ka filluar t’i ofrojë këto mundësi për një numër më të vogël të përdoruesve të versionit desktop të WhatsApp.

Sidoqoftë, ekziston një pengesë. Tani për tani, versioni desktop do të mbështesë vetëm thirrjet një për një, jo thirrjet në grup.

Kompania premtoi se mundësia e thirrjeve në grup do të ishte në dispozicion së shpejti, por ata nuk zbuluan kur.