Transmetuar më 21-03-2021, 19:42

Lindita është konkurrentja e re që i është bashkuar së fundmi “PërPuthen 40+”.

Bie në sy fakti se ajo është një grua shumë simpatike, ndërsa tregoi se është e divorcuar dhe ka dy djem.

E pyetur nëse kishte shkuar në "Përputhen" me qëllime të qarta dhe nëse kishte piketuar ndonjërin nga zotërinjtë në emision, ajo tha emrin e Ndriçimit.

Ky i fundit as që e priste që të ishte i preferuari i saj, ndërsa tha: “jam pa fjalë”.

“Jam pa koment, nuk di ça të them, e falënderoj pa masë për interesin dhe uroj që me kalimin e kohës të njihemi më mirë”, tha ai.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd