Transmetuar më 21-03-2021, 17:56

Në spitalet COVID janë shënuar vetëm 4 humbje jete gjatë 24 orëve të fundit.

Viktimat janë 3 qytetarë nga Tirana dhe një nga Tepelena, të moshave 62-89 vjeç.

Nga 3487 testime, rastet pozitive të konfirmuara sot janë 659, të identifikuara në këto bashki: 148 raste në Tiranë, nga 34 raste në Fier, Berat, nga 28 raste në Durrës, Elbasan, Gjirokastër, 26 në Korçë, 25 në Shkodër, 24 në Kukës, 23 në Vlorë, nga 20 raste në Pogradec, Gramsh, 19 në Kavajë, 18 në Lushnje, 17 në Tepelenë, 16 në Ura Vajgurore, 14 në Peqin, 13 në Krujë, nga 12 raste në Kurbin, Mallakastër, nga 10 raste në Malësi e Madhe, Kuçovë, 9 në Sarandë, nga 7 raste në Devoll, Vau i Dejës, 6 në Shijak, 5 në Mirditë, nga 4 raste në Përmet, Divjakë, Skrapar, nga 3 raste në Lezhë, Pukë, Librazhd, Kamëz, Memaliaj, Kolonjë, Maliq, Poliçan, nga 2 raste në Tropojë, Fushë Arrëz, nga 1 rast në Rrogozhinë, Delvinë, Roskovec, Finiq, Cërrik, Këlcyrë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 392 pacientë, 25 në terapi intensive, nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 522 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 85,147 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 392 pacientë, 25 në terapi intensive, nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë deklaron se procesi i vaksinimit antiCOVID po vijon në qendrat e përqendruara të vaksinimit si dhe në shkolla për arsimtarët. Gjatë ditës së sotme janë kryer 1685 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 46,515 vaksinime për personelin shëndetësor, të moshuarit dhe mësuesit.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 4 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 3 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Tepelena, të moshave 62-89 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Statistika (21 Mars 2021)

Raste të reja ditore 659

Të shëruar në 24 orë 522

Të shtruar në spitale 392

Humbje jete në 24 orë 4

Testime ditore 3487

Testime totale 532,796

Raste pozitive 121,200

Raste të shëruara 85,147

Raste Aktive 33,916

Humbje jete 2137

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 22994

Fier 2647

Durrës 1574

Vlorë 1422

Shkodër 1299

Gjirokastër 1225

Korçë 809

Lezhë 635

Elbasan 453

Kukës 346

Dibër 340

Berat 172

/a.m/NOA.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd