Transmetuar më 21-03-2021, 08:10

Dy banesa janë vjedhur mbrëmjen e kaluar në Elbasan, në lagjen “Vullnetari” dhe njësinë administrative Tregan.
Në lagjen “Vullnetari” mësohet se grabitësit kanë marrë sende me vlerë në një apartament.
Ndërkohe, në njësinë administrative “Tregan”, dy persona kanë hyrë në një banesë për të vjedhur dhe kanë marrë materiale ndërtimi dhe një motor.
Këtë të fundit e kanë lënë sërish pak metra më tutje pasi i mbaroi karburanti.
Të dy familjet, banesat e të cilëve u vodhën gjatë natës së shtunë, kanë bërë denoncim në polici dhe po punohet për identifikimin dhe arrestimin e autorëve. /k.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





