Aksidenti i çuditshëm, makina përmbyset dhe përfundon në kanal
Transmetuar më 20-03-2021, 13:39

Një aksident ndodhi sot në një fshat, mes Pogradecit dhe Korçës.

Makina ka rrëshqitur dhe ka përfunduar në kanal, ndonëse nga terreni duket ngjarje e pabesueshme.

Nga vendi i ngjarjes shihet teksa makina ka rënë në kanal në mënyrë të çuditshme.

Mësohet se shoferi harroi frenat e dorës pa ngritur dhe u përpoq të futej në makinë kur ajo u nis, duke përfunduar bashkë me të në kanal.

Nga ky incident, fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar.

/a.m/NOA.al