Një grua gjendet e pajetë në dyshemenë e banesës, prokuroria urdhëron t’i bëhet autopsia
Transmetuar më 20-03-2021, 11:28

Një grua është gjetur e vdekur, në një banesë në Prishtinë.

Sipas Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të premten në rrugën “Jakov Xoxa”.

Policia tha se në banesë e kishte gjetur viktimën një i afërm i saj, të shtrirë në tokë pa vetëdije.

Pavarësisht se u lajmëruan menjëherë policia dhe ambulanca, mjeku ka konstatuar vdekjen e saj.

Nuk bëhet i ditur identiteti dhe rrethanat e ngjarjes misterioze.

Lidhur me rastin, policia thekson se është njoftuar prokurori i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë i viktimës të dërgohet për autopsi. /a.m/NOA.al