
Vihet në pranga 1 shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia, me qëllim ekstradimi drejt këtij shteti.
Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, është bërë i mundur lokalizimi dhe arrestimi provizor i shtetasit Gazmend (Dervishi) Gjyzeli 43 vjeç, banues në Durrës.
Këtë shtetas Gjykata e Padova, Itali, me vendimin e datës 13.09.2003, e ka dënuar me 5 vjet burg për veprën penale "Shfrytëzim i prostitucionit" dhe "Përdhunimi", të parashikuar sipas Kodit Penal Italian.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejtë Italisë./a.m/NOA.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





