
Ajo është infektuar me koronavirus pavarësisht se sapo kishte marrë dy doza të planifikuara të vaksinës Pfizer.
Dhe për infermieren me detyrë në spitalin Treviso, aktualisht asimptomatike, karantina duhet të jetë e pashmangshme.
Ky është rasti i parë i infeksionit pas vaksinës së regjistruar në Itali.
Me sa duket gruaja ishte infektuar nga djali i saj. Një ngjarje që fatkeqësisht mund të ndodhë. Dhe tani është bërë një studim lidhur me rastin në fjalë. Autoritetet e kanë konsideruar tepër të rrallë rastin në fjalë.
Qendra e Mikrobiologjisë, ka filluar një monitorim për të vlerësuar shkallën e infektimit. Gruaja tani do t’i nënshtrohet një sërë testesh, duke filluar me testet e gjakut, për të përcaktuar antitrupat. Kjo për të kuptuar nëse ajo ka zhvilluar në të vërtetë antitrupa, dhe sa, pas injeksionit.
Rastet e atyre që nuk janë vaksinuar është i ndryshëm. 15 infeksione të koronavirusit janë numëruar në mesin e 1,500 punonjësve të ndërmarrjeve shëndetësore që ende nuk janë imunizuar, në Itali.
Këto 1,500 përfaqësojnë rreth 15% të fuqisë punëtore totale, e cila është afër 10 mijë punëtorë, përfshirë administratorët. Midis atyre që nuk janë vaksinuar ende ka njerëz që janë infektuar tashmë nga Covid, të tjerë që kanë nevojë të rikuperohen pas vaksinimit dhe të tjerë që nuk mund t’i nënshtrohen injeksionit për shkak të problemeve shëndetësore. Vetëm një pjesë e vogël vazhdojnë të refuzojnë vaksinën pa ndonjë arsye, duke iu drejtuar lirisë së zgjedhjes./a.m/NOA.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





