Transmetuar më 19-03-2021, 23:24

Lajm i trishtë.

Ka ndërruar jetë papritur jetë studentja e vitit të fundit dhe njëkohësisht asistente e Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike në Kosovë, Qëndresa Bresa.

Njoftimin për këtë ngjarje të hidhur e ka bërë me dije në rrjete sociale vetë Fakulteti ku ajo studionte dhe jepte kontributin e saj si asistente.

Qendresa ishte studente e shkëlqyer, ishte shembull për të gjithë dhe do të kujtohet gjithmonë ndër shokë dhe kolegë.

Nuk tregohet shkaku i ndarjes para kohe nga jeta të studentes nga Kosova.

/a.m/NOA.al