Transmetuar më 19-03-2021, 16:24

Ndeshja mesh Shqipërisë dhe Anglisë do të luhet pa tifozë në shkallët e stadiumit.

Edhe pse Federata Shqiptare e Futbollit kërkoi praninë e tifozëve, Ministria e Shëndetësisë nuk e aprovoi.

“Zhvillimi i këtij aktiviteti sportiv me pjesëmarrje të spektatorëve konsiderohet me rrezikshmëri të lartë për përhapjen e infeksionit Covid-19, kjo për shkak se shoqërohet me grumbullime njerëzish.

Duke parë situatën epidemiologjike, në kushtet e numrit të lartë të rasteve të reja të infektimeve me Covid-19, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale nuk e miraton kërkesën tuaj”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Shëndetësisë.

Ndeshje Shqipëri – Angli do të luhet në datën 28 mars, në stadiumin kombëtar. /k.k/noa.al/