Transmetuar më 19-03-2021, 14:30

Një 30-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga lartësia. Ngjarja tragjike është raportuar sot në Qesarakë të Tiranës.
Policia thotë se është hedhur nga lartësia i riu me inicialet F. V, raporton Noa.al.
Për pasojë ai ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.
Janë ende të paqarta shkaqet që çuan të riun në vetëflijim.
Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes, ku paraprakisht dyshohet se 30-vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendor. /k.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





