Transmetuar më 19-03-2021, 12:37

Prezantuesja shqiptare, Oriola Marashi, ditën e djeshme festoi ditëlindjen e 25-të.

Bukuroshja, e lindur dhe rritur në Tiranë, ka mahnitur së fundmi fansat me fotografinë e fundit që ka publikuar.

Ajo ka ndarë në rrjete sociale një imazh provokues, me anë të të cilit ka falënderuar të gjithë për urimet.

“Faleminderit për të gjitha urimet e ditëlindjes”, ka shkruar ajo.

Fotografia atraktive mori pëlqime e komplimente të shumta, duke qenë se ka vënë në pah hiret trupore.

Marashi duket se ka kremtuar datën e lindjes në një vend të veçantë dhe pranë imazhit është edhe torta që iu bë surprizë.

/S.H /NOA.al

https://www.instagram.com/p/CMkplc1LiSG/?utm_source=ig_web_copy_link

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd