
Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez po i japin një tjetër mundësi njëri-tjetrit. Megjithëse javën e kaluar u raportua se dyshja e famshme kishin vendosur t’i jepnin fund fejesës, ata u panë duke u puthur gjatë një fundjave që kaluan së bashku në Republikën Dominikane.
Ata zhvilluan një bisedë një ditë para se të lëshonin deklaratën se nuk ishin ndarë duke thënë se "po punonin për disa gjëra”.
45-vjeçari u nis më pas drejt vendit ku po qëndron ylli i muzikës.
“Çfarëdo që të ketë ndodhur të premten, që prej natës kur kanë folur, kanë parë njëri-tjetrin dhe po punojnë. Pavarësisht përplasjes, ata vendosën që do të provojnë të jenë sërish bashkë”, tha një i afërmi i çiftit.
/S.H /NOA.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





