Transmetuar më 19-03-2021, 09:02

Foto ilustruese
Një burrë në Tiranë ka gjetur vdekjen të dhimbshme pak para mesnatës duke gdhirë dita e sotme, raporton noa.al.
Mësohet se rreth orës 23:30, në rrugën “Grigor Heba” ka rënë nga ballkoni i banesës ku jetonte, shtetasi A. N., 54 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.
Nga veprimet e kryera dhe pyetja e dëshmitareve, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga bordura e katit të katërt.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme. /noa.al/
Foto arkivi
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





