Transmetuar më 19-03-2021, 00:02

Kryeministri britanik, Boris Johnson njoftoi se ai do të vaksinohet me AstraZeneca të Premten.

"Vaksina e AstraZeneca është e sigurt, vaksina e Pfizer është e sigurt, ajo që nuk është e sigurt është të marrësh Covid", tha Johnson.

Ai kujtoi po ashtu se të dhënat e fundit konfirmojnë një efikasitet prej 60% të një doze të vetme AstraZeneca kundër infektimit, 80% kundër shtrimit në spital dhe 85% kundër rrezikut të vdekjes.

Johnson shtoi se alarmet se vaksina shkaktonte mpiksje gjaku ishin të pabazuara.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd