Transmetuar më 18-03-2021, 19:00

Vite më parë ai ishte idhulli i miliona njerëzve në të gjithë botën, pasi i dha futbollin bukurinë e klasit dhe bëri për vete sportdashësit.

Vite më parë ai ishte idhulli i miliona njerëzve në të gjithë botën, pasi i dha futbollin bukurinë e klasit dhe bëri për vete sportdashësit.

Braziliani Ronaldinjo sot ka ndryshuar, madje është kthyer në një pijanec të rëndomtë. Diçka e tillë është përforcuar edhe më shumë pas ndarjes nga jeta të nënës së tij, të cilën e kishte mbështetje.

“Nëna ime ishte një frymëzim i forcës dhe gëzimit për të gjithë ata që e njohën dhe do të vazhdojnë të ushtrojnë dritën e saj në jetën tonë përgjithmonë. Me forcën që ajo na mësoi, ne do të vazhdojmë udhëtimin tonë ", shkruajti Ronaldinjo pas vdekjse së të ëmës.

Një mik i tij ka folur për mediat duke thënë se Ronaldinjo çdo ditë fillon të pijë në mëngjes vodka, uiski, xhin, dhe ndalon së piri nesër në mëngjes.

“Ai jeton në një fortesë me gjithçka që i nevojitet. Ai ka një zemër të madhe dhe përpiqet të jetë bujar me miqtë e tij, por jo të gjithë janë të vërtetë dhe nuk e shohin që ai po i bën shumë dëm vetvetes”, tregon personi që nuk dëshiron të identifikohet. /k.k/noa.al/