Transmetuar më 18-03-2021, 16:02

Në javën e 36 të shtatzënisë, një punëtore e kujdesit shëndetësor në vijën e frontit në Florida të Shteteve të Bashkuara, moori vaksinën e saj të parë të vaksinës Moderna COVID-19.

Ajo lindi tre javë më vonë një vajzë të shëndetshme – me antitrupa COVID-19.

Mjekët besojnë se i porsalinduri shënon rastin e parë të njohur të një foshnje të lindur me antitrupa koronavirus në SH.B.A., e cila mund t’i ofrojë asaj një farë mbrojtje kundër virusit.

Dr. Paul Giblert dhe Dr. Chad Rudnick prezantuan gjetjet e tyre në një studim paraprak.

"Ne kemi demonstruar që antitrupat SARS-CoV-2 IgG mund të zbulohen në mostrën e gjakut të kordonit të një të porsalinduri vetëm pas një doze të vetme të vaksinës Moderna COVID-19", përfunduan ata.

"Kështu, ka potencial për mbrojtje dhe ulje të rrezikut të infeksionit nga Sars-CoV-2 me vaksinimin e nënës".

Mjekët theksojnë, megjithatë, se nevojiten më shumë kërkime për të verifikuar sigurinë dhe efikasitetin e vaksinave të koronavirusit gjatë shtatëzënësisë. /k.k/noa.al/

Burimi i lajmit: cbsnews.com

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd