
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka reaguar pas sherrit me biznesmenin e njohur, Gjergj Luca.
Ai e ka konsideruar sulm politik atë që ndodhi, dhe sipas pretendimit të Boçit ka qenë biznesmeni ai që e ka provokuar pas një takimi që demokrati kishte pasur me banorë të zonës.
Boçi tregon se Luca ishte i shoqëruar me badigardë, dhe sipas tij bënte sjellje të tilla që të linte të kuptoje se ishte i armatosur.
“Është pjesë e bandës së Edi Ramës, është bandit”, tha Boçi për Lucën.
Të dy ndërkohë i janë drejtuar Prokurorisë me pretendimet e tyre. /k.k/noa.al/
Përleshen fizikisht kandidati për deputet i PD-së dhe biznesmeni i njohur, çështja në prokurori
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





