
Në një kohë kur dhjetra mësues janë duke refuzuar vaksinimin me Astra Zeneca, vijojnë debatet nëse duhet pezulluar kjo lloj vaksine.
Në kuadër të një klime pasigurie nga shumë shtete që e kanë pezulluar kompaninë Astra Zeneca, në Shqipëri vaksinimi vijon, ndonëse ka skeptizizëm dhe panik në radhët e mësuesve.
Mjeku i njohur kardiolog Petrit Vargu, vjen me një propozim interesant për kryeministrin Edi Rama.
Ai thotë se për të pasur sa më shumë njerëz që besojnë te kjo vaksinë, do të ishte e udhës që shembullin e saj ta jepte ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, dhe paraardhësi i saj Ilir Beqaj, së bashku me familjet e tyre.
Megjithatë, autoriteti europian i Barnave do të dalë sot me një vendim, nëse do të lejohet të përdoret më tej vaksina “Astrazeneca”.
Postimi i Vargut:
Z.Rama! Zgjidhe urgjentisht problemin e Berjes se vaksines se AstraZeneces ne Shqiperi. Propaganden tuaj populli nuk e beson. Le ta bejne kete vaksine perpara te gjitha kamerave, te dy ministrat dhe familjet respektive, O.Manastirlliu dhe I .Beqja.
Une mendoj qe ne kete moment populli do filloje te besoje qe ju i besoni asaj qe thoni. Praktika eshte kriteri i se vertetes thoshte Lenini dhe duhet ta perserise deputetja juaj.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





