Transmetuar më 18-03-2021, 11:16

Pas sulmit të fundit të ndodhur në SHBA, ku mbetën të vrarë 8 persona, turma të mëdha njerëzish kanë dalë në protestë.

Mediat e huaja bëjnë me dije se protestuesit janë aziatiko-amerikanë, të cilët kërkojnë që të ndalohen sulmet dhe vrasjet e kësaj popullsie.

Aktivistët janë shprehur se së fundmi janë rritur urrejtjet kunddrejtë popullsisë së aziatiko-amerikanëve.

Kujtojmë që ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në Atlanta ku si pasojë e një sulmi me armë kanë humbur jetën 8 persona, 6 prej tyre ishin gra aziatiko-amerikane.

/S.H /NOA.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd