Transmetuar më 18-03-2021, 10:30

Një grabitje ka ndodhur në zonën e Laprakës, në Tiranë.
Raportohet se është grabitur një depo farmaceutike nga presona ende të paidentifikuar.
Autorët kanë thyer derën e depos dhe kanë vjedhur medikamente me vlerë 1.8 milionë lekë.
Grabitësit kanë marrë kryesisht medikamente. Në fokus të hajdutëve mësohet se kanë qenë vitaminat, kryesisht vitamina C.
Policia është njoftuar nga pronari për ngjarjen.
Po punohet për identifikimin e autoreve.
Janë sekuestruar kamerat e sigurisë dhe gjithë provat materiale për indentifikim e autorëve të dyshuar të ngjarjes.
(Foto ilustruese)
/a.m/NOA.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





