Transmetuar më 17-03-2021, 22:23

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Shkodër.

Aksidenti rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 20:00 në vendin e quajtur "Kryqëzimi i Dajçit".

Një mjet tip "Benz" dyshohet se është përplasur me mjetin kamion, ku për pasojë ka ndërruar jetë në vend drejtuesi i mjetit tip "Benz", ende i paidentifikuar.

Është konfirmuar një viktimë nga aksidenti i rëndë i ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Shkodër-Lezhë, ku një kamion vuri poshtë një makinë tip “Benz”.

Raportohet se pas më shumë se dy orësh është nxjerrë nga automjeti një trup i pajetë dhe quhet Eduard Grishaj 55 vjeç, banues në Shkodër.

Ndërkohë, mësohet se makina është futur e gjitha poshtë kamionit, duke u shtypur plotësisht siç shihni foto në galeri.

Sipas burimeve policore për noa.al, drejtuesi i kamionit shtetasi T.M., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes./noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd