Transmetuar më 17-03-2021, 16:37

Foto ilustruese
Një punëtor që mirëmbante rrugët është gjetur pa jetë ditën e sotme.
Ngjarja tragjike është raportuar në vendin e quajtur “Ura e Qerretit”, në Gramsh.
Viktima është identifikuar si Edmond Shtylla, rreth 45 vjeç.
Për momentin janë ende të paqarta rrethanat se si burri mund të ketë ndërruar jetë.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton për shkaqet e vdekjes. /k.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





